10-02-2026

Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ka njoftuar se, nga ky vit, skema Kosovo Generation Unlimited, e zbatuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me UNICEF dhe OEGjK, ka rritur subvencionin mujor për punësim nga 170 në 300 euro.
Në njoftimin zyrtar të rinjtë që janë të interesuar për përfitim nga praktikat në punë e subvencionuar ftohen të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim.

“Më shumë mbështetje për bizneset Më shumë motivim për punësimin e të rinjve. Më shumë ndikim real në tregun e punës.  Të rinjtë e interesuar për përfitim nga praktika në punë e subvencionuar ftohen të paraqiten në Zyrën e Punësimit më të afërt për informim dhe aplikim”, ka njoftuar Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.