Rritja e pensioneve, shtesave dhe paga e 13-të – A parashihet zbatimi i rritjes së pagës bazë 0.5 %
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli në seancën për buxhetin, ku paraprakisht opozita pati kritika për projektbuxhetin, të cilin e ndërlidhën me ekspozenë që prezantoi në seancën e votimit të qeverisë.
Sipas tij, nuk do te ishte normale nëse buxheti do të ishte në përputhje, pasi sipas tij duhet të shikohet programi qeveritar.
Kurti përmendi të ‘mirat’ e buxhetit, shifrën prej 4 miliardë që e quajti kryefjalë, por edhe premtimet e tjera.
“Do të ishte jonormale që të sjellim buxhet në përputhje me ekspozenë. Zotimet në fushatë, ekspozeja, programi i ri qeveritare më pastaj rishikimi i buxhetit. Në këtë buxhet, kryefjala është shifra prej afër katër miliardë euro, ku një miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale.
Risi është paga e 13-të, pra kush punon 12 muaj në sektorin publik i merr 13 paga. Gjithashtu është i përfshirë zbatimi i rritjes së pagës bazë me 0.5% për çdo vit përvojë pune. Pra kemi dyfishim të shtesë së përvojës së punë.

“Buxheti i vitit 2026 përfshin rritjen e pensioneve, të shtesave për fëmijë, për lehona, pagesa për të rinj e gra që angazhohen nga super puna. Synimi ynë vjen nga orientimi ynë. Rritjen të mos e mbajmë për shtet por ta shpërndajmë në shoqëri.” – tha Kurti.

