Prizren: Rruga “Faredin Hoti” në gjendje të mjerueshme pas shiut (Video)
Banorë të rrugës “Faredin Hoti” në Prizren, që ndodhet në lagjen “11 Marsi”, janë ankuar për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet kjo rrugë, në të cilën disa herë janë kryer punime në rrjetin e ujësjellësi e kanalizimit, duke hapur e mbyllur trasenë, dhe pastaj rruga nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme.
Sipas njërit prej banorëve që ka dërguar edhe një video-incizim amator, gjendja në këtë rrugë, që lidhë një numër të madh të banorëve, përkeqësohet edhe më tepër kur bie shi, sikur sonte, ndërsa atyre u duhet ta kalojnë nëpër gropa të mbushura me ujë e baltë.
Portali “Gazeta e Prizrenit” ka shkruar edhe më parë për gjendjen e kësaj rruge.