25-11-2024

Rruga Prizren-Tetovë dhe hekurudha për Shqipëri, Kurti: Do kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve

Kryeministri Albin Kurti, ka folur dje në Prizren për projekte infrastrukturore, dy prej të cilave i përmendi specifikisht.

Bëhet fjalë për rrugën Prizren-Tetovë, dhe hekurudhën e cila do lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën.

Këto dy projekte, për të cilat Kurti thotë se tashmë ka nisur puna, potencon mes tjerash po ashtu, se do të kontribuojnë në lidhjen e shqiptarëve por edhe në zhvillimin ekonomik.

”Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit”, citohet të ketë deklaruar kryeministri.

Asnjë koment

Comments are closed.