“Rrugaç, majmun, lahper”, Zemaj debaton ashpër me Çekun
Sot në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për performancen dy-vjeçare të Qeverisë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka diskutuar ashpër me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.
Në mes tjerash, Zemaj i është drejtuar ministrit me fjalët “rrugaç, lahper dhe majmun”.
Pas kësaj deklaratë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Fjala ‘mashtrim’ dhe ‘gënjeshtër’ nuk është fjalor joparlamentar sepse e keni përdorur edhe ju shumë shpesh dhe është përdorur në këtë Kuvend prej kur e mbaj mend unë. Kështu që fjalët tjera janë joparlamentare, ato që po i thotë Zemaj. Nuk e lejoj këtë”, ka thënë ai.