25-11-2024

Rrugët e Kosovës pa pengesa për qarkullim

Pas reshjeve të fundit të borës, Ministria e Infrastrukturës, sot ka njoftuar se të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.

Sipas saj, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të kontraktuara janë në kujdestari 24 orëshe dhe deri më tani kanë arritur me sukses që rrugët e vendit t’i mbajnë të hapura dhe të sigurta për qarkullim.

Me këtë rast ministria u bën thirrje ngasëseve që t’u përshtaten kushteve të rrugëve dhe jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit, në mënyrë që të zhvillojnë qarkullim të sigurt dhe pa pengesa.

Ministria e Infrastrukturës, mbetet e përkushtuar që në vazhdimësi të sigurojnë qarkullim të lirë dhe të sigurt në trafikun rrugor. Andaj duke u kërkuar të gjithë ngasësve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, apelojmë tek qytetarët e vendit që për çdo pengesë në ato rrugë që janë përgjegjësi e ministrisë, të kontaktojnë pa hezitim, në mënyrë që të merren masa adekuate konform situatës.

Asnjë koment

Comments are closed.