Rrutollohet autobusi kosovar në Serbi, ka udhëtarë të lënduar
Në orët e mbrëmjes të së martës një autobus nga Kosova është aksidentuar në territorin e Serbisë.
IndeksOnline mëson se autobusi i aksidentuar është “Zhitia Tourist”.
Po ashtu, bëhet e ditur se në autobus në momentin e aksidentit ka pasur dhjetra udhëtarë të cilët kishin marrë rrugën për në Slloveni.
Sipas të dhënave të para, disa prej udhëtarëve kanë pësuar lëndime të lehta trupore./IndeksOnline/