25-11-2024

Rryma me zbritje vetëm edhe në mars

Dy muaj më pak se që ishte premtuar, faturat e rrymës do të vijnë me zbritje vetëm edhe në mars

KEDS ka njoftuar se ndryshimi në vendimin e Qeverisë për subvencionimin e prodhimit të energjisë të ripëritshme, që rezulton me zbritje në fatura të rrymës, do të jetë në fuqi vetëm edhe për muajin mars.

Qeveria e Kosovës me vendimin paraprak kishte ndarë 16 milionë euro, të cilat do t’u jepeshin prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtritshme përmes KOSTT-it. Kjo nënkuptonte që shuma që do e përfitonin këta prodhues, do t’u zbritej konsumatorëve, siç ka njoftuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Mirëpo, dje Qeveria në detyrë në mbledhjen e saj vendosi të zvogëlonte subvcenionimin nga 16 milionë euro në tetë milionë euro.

“Vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës (nr. 03/64 i datës 12 Shkurt 2021) ka përgjysmuar shumën e paraparë për t’u ndarë tek këta prodhues, nga 16 milionë në 8 milionë. Me përgjysmimin e buxhetit për subvencionim të prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, sipas amandamentit të marrëveshjes së nënshkruar nga palët do të shkurtohet edhe periudha përfituese e zbritjes në fatura, e cila do të përfundon me faturimin e muajit mars 2021 dhe nuk do të aplikohet për muajt vijues. KESCO njofton konsumatorët që konform marrëveshjes paraprake, konsumatorët tashmë kanë përfituar nga zbritja në faturat e energjisë për periudhën Janar-Shkurt, ndërkaq për muajin Mars sipas vendimit dhe marrëveshjes se re do të zbatohet zbritja prej 3.802 euro/Mwh. Amendamenti i marrëveshjes i nënshkruar ndërmjet palëve zbatuese të Ligjit: Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ZRRE, KOSTT dhe KESCO do të zbatohet në faturat e muajit Mars”, ka njoftuar KEDS-i.

Asnjë koment

Comments are closed.