21-08-2025

Rrymë e papritur detare “përmbyt” çadrat në plazhin e Durrësit, pushuesit largohen me panik

Pamje të regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit, në Durrës, tregojnë momentin kur çadrat dhe shezlongët u “përmbytën” nga një rrymë e papritur detare.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj batice që ndodhi brenda pak minutash dhe shkaktoi panik te pushuesit, të cilët u larguan me nxitim nga plazhi.

Kapiteneria e Portit të Durrësit kanë bërë të ditur për mediat lokale ne Durrës se në det të hapur forca e detit është 5 ballë, por kjo gjendje nuk ka ndikuar dhe nuk pritet të ndikojë në vijim në lundrimet e trageteve.

Asnjë koment

Comments are closed.