15-09-2025

Rubin: Ata që kërkonin Pavarësinë e Kosovës, donin gjithçka

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, po vazhdon dëshminë pas pauzës 10 minutëshe.

Ai tash foli për arritjen e marrëveshjes së paqes në Kosovë, për të cilën tha se ishte shumë e vështirë, transmeton Klankosova.tv.

“Të kishim gjithë botën në anën tonë, që ta mbushnim mendjen serbe që të arrihet marrëveshja e paqes”, u shpreh ai.

Sa i përket Pavarësisë së Kosovës, Rubin u shpreh se ata që e donin këtë, në fakt donin gjithçka.

“Personat që kërkonin Pavarësinë e Kosovës, ishin maksimalist, donin gjithçka, ne mundoheshim të gjenim një të mesme të artë”, tha ai.

Ndër të tjera, James Rubin u shpreh se amerikanët u përpoqën të nxirrnin një mes të mirë për të gjithë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.