Rusët shkëmbejnë karburantin me alkool
Trupat ruse shkëmbejnë karburant me alkool, thotë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar të dielën se korrupsioni po ndikonte te trupat ruse të vendosura në Bjellorusi dhe se ushtarët kishin shitur karburant dhe furnizime, ose kishin shkëmbyer pajisje ushtarake me alkool.
Ushtria ukrainase pretendoi gjithashtu se Rusia kishte humbur 582 tanke, 1,664 automjete të blinduara, 294 artileri, 93 sisteme raketash të shumëfishta (MLRS), 52 sisteme anti-ajrore, 1,144 automjete të tjera tokësore dhe 73 cisterna karburanti./abc / GazetaePrizrenit.net