Rusia nis shpërndarjen e vaksinës për Covid-19 tek qytetarët
Ministria tha se grupi i parë i vaksinës, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, me seli në Moskë, i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe se dërgesat në rajonet ruse kanë filluar.
Vaksina po jepet me dy doza dhe vlefshmëria inunitare kundër COVID-19 është parashikuar të zgjasë 2 vjet.
Ministria po ashtu tha se një fushatë masive për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri, do të nisë muajin tjetër.
Vaksina është kërkuar të blihet nga mbi 20 shtete të tjera mes tyre, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezia, Filippines, Meksika, Brazili dhe India.
Pavarësisht nga mungesa e të dhënave publike, Rusia e miratoi vaksinën për përdorim të brendshëm më 11 gusht 2020.
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vaksina siguron “imunitet të qëndrueshëm” dhe se një nga vajzat e tij është vaksinuar.
Kjo ka ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve, të cilët kanë thënë se Rusia po nxiton të nxjerrë vaksinën pa i kaluar testet rigoroze shkencore që kërkohen për ilaçe të tilla.
Qendra Gamaleya dhe kompania farmaceutike Binnopharm kanë filluar prodhimin e vaksinës më 15 gusht.
Autoritetet ruse kanë thënë se presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar gjithë popullsinë e Rusisë.
Rusia ka regjistruar mbi 1 milion raste me koronavirus dhe afro 18,000 viktima.