02-04-2025

Rusia thërret 160 mijë rekrutë, Putin shpall mobilizimin më të madh në 14 vjet

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar 160 mijë shtetas të tjerë rusë të thirren për të shërbyer në ushtri.
Ky është mobilizimi më i madh i Rusisë në tre vite luftë me Ukrainën. Mosha e ushtarëve që do të mobilizohen do të jetë nga 18 deri 30 vjeç, shkruan A2.

Urdhri i ri, i cili fillon nga 1 prilli dhe do të përfundojë deri më 15 korrik, vjen në mes të negociatave në vazhdim për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në Rusi, fushata të tilla mobilizimi zhvillohen dy herë në vit, një në pranverë dhe një në vjeshtë. Këtë pranverë do të thirren më shumë ushtarë se në vitet e kaluara.

Mobilizimi në pranverën e vitit 2024 përfshiu 150 mijë njerëz, dhe në pranverën e 2023, 147 mijë. (A2 Televizion)

Asnjë koment

Comments are closed.