09-11-2025

Ryshfet për vota, Policia e Kosovës arreston dy persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë ndaluar dy persona në lidhje me ryshfet për vota.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë hetimeve është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve,  është  sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore. Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Asnjë koment

Comments are closed.