24-11-2024

Sa kallëzime penale kanë Haskuka dhe Levent Kasëmi, sipas kuvendarit Kastriot Krasniqi?

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Kastriot Krasniqi gjatë mbledhjes së sotme të KK-së, ka pyetur sa kallëzime penale ka kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtorët e tij.

“Keni folur për kallëzime e akuza ndaj ish-qeverisjes, por sa kallëzime janë paraqitur ndaj kryetarit dhe drejtorëve të tij”, ka pyetur ai.

Krasniqi më pas ka konfirmuar për portalin “Gazeta e Prizrenit” se Haskuka ka 10 kallëzime penale, ndërsa  sipas tij, Drejtori për Shërbime Publike, Levent Kasëmi ka dy akuza, një në Prokurorinë Speciale e një në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Ndërkohë që Krasniqi nuk ka preferuar të jap sqarime se për çfarë bëhet fjalë në këto raste, pas fjalës së tij në Kuvend, askush nga zyrtarët përfshirë nuk ka reaguar. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.