Salah fiton çmimin”Njeriu i Vitit 2019”, Ambrosio e papërmbajtshme krah tij
Futbollisti i Egjiptit dhe i Liverpool-it, Mohamed Salah fiton çmimin “Njeriu i Vitit” nga revista prestigjoze “GQ”.
Futbollisti 27-vjeçar e mori çmimin së bashku me modelen e famshme të “Victoria Secret”, Alessandra Ambrosio. Kjo e fundit fitoi “Fashion Icon”.
Duke folur rreth asaj, se pse Egjiptiani fitoi çmimin e “Njeriut të Vitit”, GQ, shkroi: “Sa herë që zbret në fushë, Mohamed Salah nuk zhgënjen pritshmëritë e një kombi – dhe një prej klubeve më të famshme të futbollit në botë”.
“’Është presioni që mund ta ndikojë të prishë njeriun… por këtë e dimë mirë: se Salah nuk do të ndalet,” thuhet nga rivista, që e vlerësoi atë sjelljen njerëzore, jo vetës si një kampion i admiruar, shkruan NOA.al. “Kjo është arsyeja pse ai është Njeriu ynë i Vitit”.
I adhuruar nga tifozët e shumtë të skuadrës angleze që ngriti trofeun Champions, por edhe ekipi i tij kombëtar.
“Të gjitha ëndrrat dhe qëllimet e mia ishin të bëhesha një profesionist i njohur, por nuk e imagjinoja se do të arrija në nivelin që jam tani,”-tha Salah.
Salah mundi kandidatët e tjerë, shokun e skuadrës së Liverpool, Sadio Mane dhe sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.