23-11-2024

Sallauka liron pozitën e kuvendarit në Prizren, zëvendësohet nga Getoar Besimi

Është njëri nga njerëzit më të afërt të Kryetarit aktual të PDK-së në nivel vendi, Kadri Veselit, ndërsa kandidimi i tij për Kuvendin e Prizrenit për këtë mandat, kishte befasuar shumë nga partiakët dhe mbështetësit e tij.

Bëhet fjalë për Skender Sallauka, i cili njëherit është edhe Këshilltar i Ministrit të Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Jagcilar, i cili ka liruar pozitën e Kuvendarit të Prizrenit. Ndonëse nuk e ka bërë publike arsyen e këtij akti, këtë e ka bërë publike njeriu i cili edhe do ta zëvendësojë Sallaukën në Kuvendin e Prizrenit. Është pikërisht Getoar Besimi, i cili përmes një statusi në facebook e ka falënderuar Sallaukën për punën e tij, ndërsa ka premtuar se do të jetë zëri i të gjithë atyre që e kanë votuar dhe jo vetëm.
“Kam nderin dhe kenaqësinë të ju njftoj që nga sot kam nënshkruar deklaratën për mandatin e dytë si antar i Kuvendit të Prizrenit.

Falenderoj Kuvendarin z.Skender Sallauka i cili pas konstituimit të KQZ-s ka proceduar zëvendësimin e tij për të i dhënë zë rinisë në Kuvend.

Dua të i siguroj të gjithë përkrahësit se do të jem zëri juaj në Kuvend në mbrojtje të vlerave të qytetit të Prizrenit.
Vazhdojmë së bashku me #DekadëneRe”, ka shkruar Getoar Besimi.
Ju kujtojmë se nga pozita e Kuvendarit nga PDK-ja ka dhënë dorëheqje edhe Kujtim Gashi, i cili aktualisht e drejton Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve./04online.info

Asnjë koment

Comments are closed.