26-11-2024

Sarandë: Arrestohet kosovari, mbante peng gjashtë italianë që i dëmtuan apartamentin

Një 59 vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet se ka mbajtur peng 6 shtetas italianë të cilët dyshohet se i kanë dëmtuar pajisjet në apartamentin e dhënë me qira.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ku 59 vjeçari iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit.

Ndër të tjera thuhet se 59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.