24-11-2024

SBAShK: Mësimdhënësit arritën t’i përfundojnë njësitë mësimore, orët e humbur s’u zëvendësuan në tërësi

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka thënë se procesi mësimor është zhvilluar sipas plan-programit, ndonëse fillimviti ka filluar me grevë pesëjavëshe.

Gjatë një interviste për Ekonomia Online, nënkryetarja e SBAShK-ut, ka deklaruar se përkundër grevës, mësimdhënësit kanë arritur të përfundojnë njësitë mësimore sipas planit të paraparë.

E humbja e orëve të mësimit si pasojë e grevës, sipas Shalës janë zëvendësuar, por jo në masë të madhe. Ajo u shpreh se përkundër kontratës kolektive, që orët e humbura nuk zëvendësohen, mësimdhënësit i kanë mbajtur ato orë.

“Orët të cilat kanë qenë të parapara për vitin shkollor 2022/23, natyrisht që janë realizuar edhe pse me kontratën kolektive të nënshkruar ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t, ka qenë që orët e humbura gjatë grevës të mos zëvendësohen, mirëpo megjithatë mësimdhënësit përkundër asaj edhe nëse nuk i kanë zëvendësuar si orë mësimore, në orët mësimore kanë pasur mundësi që njësitë mësimore të cilat kanë qenë më të shkurtra t’i realizojnë, qoftë përmes një zgjatje të orarit por edhe plotësimit të ndonjë ore mësimore aty ku e kanë parë që nxënësit kanë nevojë për ato njësi mësimore”, u shpreh ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.