04-12-2024

SBAShK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor, punëtorët e arsimit të pakënaqur

Më katër dhjetor, punëtorët e arsimit do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj.
Në një intervistë për EO, Jasharaj ka deklaruar se kjo protestë vjen pas dështimit të negociatave për kontratën kolektive, ndërsa theksin e kritikës e vë ndaj Ministrisë së Arsimit.

“Ajo që dihet tani më është se po më 4 dhjetor do të ketë protestë edhe në këtë protestë kemi ftuar vetëm kryetarët e Shoqatave Sindikale, kryesitë pastaj udhëheqësit nivel komunal të universiteteve dhe kryesinë qendrore, por presim që të jetë një numër i madh ngase kemi shumë shoqata dhe besoj do të kalohet numri prej një mijë e më shumë dhe kjo protestë i adresohet më shumë ministrisë së Arsimit nga se zonja Nagavci, edhe në të kaluarën kishte qasje të gabuar ndaj shoqatës kolektive dhe tani kur ligji i punës obligon të dy palët që të negociojnë kontratën e re”, ka thënë Jasharaj.

Ai e cilësoi këtë si një hap të gabuar nga ministrja Nagavci dhe Qeveria Kurti, të cilët “kanë bërë gjithçka që sektori i arsimit të mos ketë një kontratë kolektive”.

Një tjetër kërkesë e sindikatës është ngritja e koeficienteve të pagës me 30 për qind, për punëtorët e arsimit.

“Çdo tri vite duhet negociuar, ne e kemi dorëzuar draft kontratën në prani të mediave që nga 2 tetori dhe kemi pritur që menjëherë zonja Nagavci do të reflektoj dhe do ta formojë edhe ajo një pjesë të komisionit për negocim këtë gjë nuk e ka bërë dhe shihet qartë që zonja Nagavci po bën ç’mos që sektori i Arsimit të mos ketë fare kontratë dhe kur ndodh kështu dhe kur është ky angazhim kështu atëherë duhet ta them se nuk ka vend në Ballkan dhe në Evropë e që pretendon të jetë demokratik e që nuk ka kontratë nga se kontrata është bazament i mbrojtjes së të drejtave punëtorëve po paraqet edhe obligimet të cilat ata duhet ti kryejne

“Këto 4 vite me veprimet e tyre qeveria Kurti sikur është kthyer në armik të sindikatave dhe ka bërë të pamundurën që ti shuaj ato por SBASHK-u nuk ka arritur dhe SBASHK-u vazhdon të forcohet vazhdon të jetë unik dhe protesta e 4 dhjetorit do të jetë alarm ndaj zonjës Nagavci dhe qeverisë dhe nëse nuk ndodh ndonjë reflektim i mbetet prapë këshillit drejtues që është organi më i lartë mes  dy kongreseve vendos çka tutje por edhe në këtë media të nderuar i lus qeverinë Kurti dhe zonjën Nagavci që të ulen të bisedojnë sepse uroj që kurrë më Kosovës mos ti ndodh greva e shtatorit të vitit 2022 kur u paralizua i tëre sistemi arsimor, çka do të ndodh e a do të ndodh për të mirë apo për të keq tashme i mbetet të vendos Nagavci dhe qeveria Kurti”, u shpreh Jasharaj.

Protesta e paralajmëruar më 4 dhjetor kryesindikalisti ka potencuar se do të shërbejë si një alarm për qeverinë dhe ministren Nagavci, për të reflektuar dhe për të u ulur në negociata me sindikatën.

“Të them të vërtetën ne do ta bëjmë protestën për të treguar se jemi tepër të pakënaqur dhe se ekziston një situatë shumë e acaruar me punëtorët e Arsimit nga se asnjëra nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur mbështetje dhe përpjekje për realizim dhe punëtorët e Arsimit janë të indinjuar me zonjën Nagavci sepse që ajo së paku në Qeveri ti përcjell kërkesat tona dhe të angazhohet aq sa ka mundësi për realizimin e tyre ajo nuk e ka bërë këtë gjë në të kundërtën dëshmohet se edhe ajo është pjesë e kabinetit të Kurtit dhe i ka shpallur luftë edhe kontratës kolektive që po them është bazament është mjet me të cilin mbrohet punëtori i Arsimit dhe edhe sektorët tjerë me ato kontrata, pra jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi kontratë kolektive dhe zonja Nagavci duhet ta nënshkruajë atë”, përfundoi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.