24-11-2024

SBASHK-u zyrtarisht kundër zëvendësimit të orëve të humbura, pritet vendimi i gjykatës

SBASHK-u edhe zyrtarisht ka dal kundër vendimit të ministrit të Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili ka kërkuar kompensimin e orëve të humbura mësimore gjatë grevës trejavore të punëtorëve të arsimit.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët  e kuvendeve të sindikatave komunale të arsimit  parauniversitar dhe të universiteteve, kanë mbajtur takim të jashtëzakonshëm për të debatuar  lidhur me  deklarimin dhe qëndrimin e anëtarësisë  rreth çështjes  së orëve të humbura gjatë grevës  e sidomos rreth vendimit  nr. 911, të datës 27 shkurt 2019, te ministrit Bytyqi  lidhur me këtë çështje.

Siç njofton SBASHK-u, pas  një debati të hapur e duke sjellë mendimin e anëtarësisë Këshilli Drejtues solli vendimin që:

Të mos zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës deri në aktgjykimin  përfundimtarë të gjykatës përkatëse lidhur më ligjshmërinë e vendimit nr: 911  të datës 27.02.2019 për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës, të cilin e ka nxjerr ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

SBASHK-u  i bindur se MASHT dhe drejtoritë arsimore respektojnë institucionet e drejtësisë apelon te këto dy institucione arsimore që të presin deri në vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me këtë çështje.

Asnjë koment

Comments are closed.