31-01-2025

S’e pagoi gjobën për një rast të rrahjes, 36-vjeçari arrestohet në aeroport dhe dërgohet në burg

Mospagesa e gjobës i ka kushtuar me burgim një të riu në Prishtinë, i cili ishte dënuar vitin e kaluar për një rast në të cilin ishte përfshirë.  

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, 36-vjeçari është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në bazë të një urdhërese aktive të lëshuar nga gjykata ndaj tij.

Burime e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për L.Berbatovci, i cili ishte dënuar për veprën penale “Sulmi”.

Gjykata i kishte shqiptuar dënim me gjobë, por i njëjti nuk ka arritur ta kryejë pagesën dhe për pasojë përfundoi prapa grilave.

Me t’u përfunduar procedurat policore pas arrestimit të tij, Policia e ka dërguar 36-vjeçarin në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

Asnjë koment

Comments are closed.