Drejtori për Mirëqenie Sociale në Prizren, ka njoftuar se ky dikaster ka dorëzuar në ministrinë e financave, listat për pagesën e shpenzimeve të varrimit për 513 familje prizrenase, të cilat janë në pritje gati për një vit.
Me kryerjen e këtyre pagesave, të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe kanë aplikuar në këtë drejtori, do të mbështetën me nga 200 euro, me ç’rast do të përmbyllen të gjitha pagesat për aplikuesit.
Sipas kësaj, varësisht nga procedurat, brenda 2-3 dite pritet që të realizohen pagesat.