Sekretari parlamentar gjerman Johann Saathoff viziton Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren
Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Johann Saathoff, nisi të premten vizitën zyrtare në Kosovë, duke vizituar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.

Ambasada e Gjermanisw në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Kosovë, Saathoff do të zhvillojë takime me përfaqësues të qeverisë dhe do të vizitojë projekte që mbështeten nga Qeveria gjermane.
Sipas njoftimit të ambasadës, kjo vizitë nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimin dypalësh.

Pas vizitës në Prizren, sekretari gjerman pritet të mbajë një konferencë për shtyp në vendin e projektit.