02-01-2025

Sekuestrohen 81 boksa cigare pa banderola në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë një kontrolli rutinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës të dielën, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një sasi të madhe cigareve të pa banderolë të fshehura në disa valixhe.

Pas hapjes së valixhes së parë, në prani të zyrtarëve doganorë, është gjetur fillimisht një sasi prej 9 boksash cigare të markës ‘Marlboro’. Kontrolli i mëtejshëm dhe numërimi detajuar treguan se brenda bagazhit të të njëjtit pasagjer ndodheshin gjithsej 81 boksa të kësaj marke, të kuqe dhe të bardha, të gjitha pa banderola.

Sipas njoftimeve nga Dogana e Kosovës, cigaret e sekuestruara u konfiskuan menjëherë, ndërsa për rastin ka nisur hetimi nga Njësiti i Hetimeve të Doganës.

Dogana bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për të parandaluar kontrabandën dhe për të mbrojtur ekonominë e vendit.

Kjo është një tjetër dëshmi e angazhimit të autoriteteve për të luftuar tregtinë e paligjshme dhe për të garantuar zbatimin e ligjeve doganore.

Asnjë koment

Comments are closed.