Sekuestrohen katër armë në rajonin e Prizrenit
Gjatë javës së fundit, Policia e Kosovës ka sekuestruar gjithsej katër armë zjarri në rajonin e Prizrenit – dy në Prizren dhe dy në Suharekë. Veprimet policore janë realizuar mbi bazë të informacioneve operative dhe monitorimit të rrjeteve sociale, ku të dyshuarit janë parë duke poseduar apo përdorur armët, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Rasti më i fundit u shënua më 01 dhjetor 2025, kur policia identifikoi dy persona të dyshuar nga një videoregjistrim në malet e Pashtrikut. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej tyre u gjet një armë-pushkë automatike.
Lidhur me rastin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve për 48 orë, ndërsa një i tretë mbetet në kërkim.

Kundër të dyshuarve vazhdojnë hetimet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

