27-02-2026

Sekuestrohet mall me vlerë mbi 500 mijë euro në Prishtinë, Dogana jep detaje

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Prishtinë janë zbuluar 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë.

Në njoftimin e Doganës, shtohet se, depoja ku është gjetur malli, s’ka qenë e regjistruar si biznes dhe se, e njëjta s’ka poseduar asnjë dokumentacion që ka dëshmuar prejardhjen e mallit.

‘’Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro’’, ka njoftuar Dogana mes tjerash.

 

Njoftimi:

Zbulohen mbi 500 mijë euro mallra të dyshuara për kontrabandë

Sot, më 27 shkurt 2026, në periferi të Prishtinës, bazuar në informata të siguruara përmes rrugëve operative, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një depo ku dyshohej për mallra të kontrabanduara.

Kontrolli është organizuar në përputhje me autorizimet që rrjedhin nga Kodi Doganor i Republikës së Kosovës. Gjatë veprimeve në terren është konstatuar një sasi e konsiderueshme mbathjesh me marka të mbrojtura tregtare.

Depoja në fjalë nuk ishte e regjistruar si biznes dhe nuk posedonte asnjë dokumentacion që dëshmonte prejardhjen e mallit.

 

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka udhëzuar zyrtarët doganorë për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Aktualisht, malli është duke u sekuestruar dhe inventarizuar. Vlera e përafërt e mallit të dyshuar vlerësohet të jetë mbi 500,000.00 euro.

Doganat e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë formale, konkurrencës së ndershme dhe të drejtave të pronësisë intelektuale.

Asnjë koment

Comments are closed.