23-11-2024

Sekuestrohet sasi e konsiderueshme e mallit të kontrabanduar, vlera rreth 120 mijë € – arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me Doganën kanë kapur 3 automjete të dyshuar, që po transportonin mall të kontrabanduar në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Në njoftim thuhet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e mallit të kontrabanduar, që vlerësohet se kap vlerën e rreth 120 mijë eurove, pa llogaritur edhe shmangiet doganore.

“Lidhur me rastin personat e dyshuar ishin me 3 automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendore dhe një kombi furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, janë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim:

  • 1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare,
  • 250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare,
  • makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë,
  • shkrepëse gjithsej 2000 copë,
  • shishe xhami për nargjile 50 copë,
  • shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë).” – ka njoftuar Policia.

Në lidhje me rastin, urdhër të Prokurorit të Shtetit, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor, ndërsa personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë./GS

Asnjë koment

Comments are closed.