Selmanaj e sheh LDK-në si forcën që do ta bëjë ndryshimin në këto zgjedhje
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, së bashku me kandidatët e tjerë nga Prizreni, sot vazhduan takimet elektorale, ndër të tjera gjatë një ecjeje simbolike nga Sheshi “Lidhja e Prizrenit” deri në qendër të qytetitndaluan për një kafe në qender, ku theksoi rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke biseduar hapur për shqetësimet dhe sfidat e tyre të përditshme.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Një kafe në Shatërvan
Nga Sheshi Lidhja e Prizrenit, bëmë një ecje deri në qendër të qytetit të Prizrenit ku u ndalëm për kafe.
Koha për një kafe në Shatërvan. Biseduam me qytetarë për hallet e tyre, për brengat e tyre, të cilat e kanë zgjidhjen në programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
LDK-ja është forca që do ta bëjë ndryshimin në këto zgjedhje.