Selmanaj e takon Muriqin: Krenar me ty Vedat! Krenar me Prizrenin që rrit kampion si ti
Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka takuar sulmuesin e njohur Vedat Muriqi në qendrën e qytetit “Shatërvan”, duke e vlerësuar atë krenarinë e futbollit prizrenas dhe gjithë Kosovës, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Muriqi është shembull i përkushtimit dhe suksesit që lind nga rrënjë të forta, duke theksuar se Prizreni është krenar që rrit kampionë si ai”, ka shkruar Selmanaj.
Postimi i tij:
Një kënaqësi e veçantë sot në Shadërvanin tonë të bukur, ta takoja Vedat Muriqin, krenarinë e futbollit Prizrenas dhe gjithë Kosovës! 🇽🇰⚽
Një djalë i thjeshtë, i përkushtuar, që me shumë mund dhe zemër të madhe ka arritur majat e futbollit botëror, pa harruar asnjëherë prej nga ka ardhur.
Vedati është shembulli më i mirë që kur rrënjët janë të forta, suksesi bëhet i paevitueshëm.
Krenar me ty, Vedat!
Krenar me Prizrenin që rrit kampion si ti🫶