26-09-2025

Selmanaj kritik për pushtetin në Prizren: Banesa pa ujë të pijshëm e kanalizim nuk janë të banueshme

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj ka publikuar një video të ndërtesave të reja në këtë qytet, duke kritikuar pushtetin aktual që ka lejuar ndërtimin e ndërtesave që nuk kanë ujë të pijshëm e kanalizim funksional.

Ai ka thënë se një qytet modern duhet të ngritët mbi themele të forta, siç është infrastruktura.

“Leja e ndërtimit nuk është garanci për një jetesë të denjë! Banesa pa ujë të pijshëm dhe pa kanalizim funksional nuk mund të quhet e banueshme”, ka thënë ai.

“Këto probleme nuk duhet të ekzistojnë”, është shprehur ai.

“Një qytet modern ngrihet mbi themele të forta: infrastrukturë e qëndrueshme dhe planifikim i përgjegjshëm”.

Asnjë koment

Comments are closed.