Selmanaj: LDK në Prizren ka qenë në kohën më të keqe kur është drejtuar nga Haxhi Avdyli
Sa i përket bashkimit të Haxhi Avdylit me Vjosa Osmanin, Selmanaj e ka rikujtuar kohën kur Avdyli e drejtonte Degën e LDK’së në Prizren. Selmanaj ka potencuar se ende janë duke hasur në vështirësi që ta rikuperojnë gjendjen bashkë me kryetarin e Degës, Anton Qunin.
“LDK’ja ka qenë në kohën më të keqe kur është drejtuar nga z. Avdyli. Nuk e di a kanë qenë qëllime për ta shkatërruar Degën. Kam përshtypjen që edhe këtu kemi bërë një eksperiment që do të jetë një mësim i madh për LDK’në. Nuk mund të vijnë njerëzit, pa biografi të qartë, pa njohuri të qartë për ta, dhe të vijnë në krye të degëve të rëndësishme. Nganjëherë LDK ka një demokraci më të avancuar sesa duhet. Koha dëshmoi që ai ka punuar vetëm në dëm të LDK’së”, ka thënë Selmanaj për Express.
Zëvendëskryeministri në detyrë thotë se situata të tilla duhet të jenë mësim për Isa Mustafën dhe LDK’në