Serbia e lë në paraburgim ish-ushtarin e UÇK-së, avokati: Dyshohet për krime lufte sipas ligjit të ish-Jugosllavisë
Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në pikëkalimin kufitar në Merdar, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj në Serbi.
Avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi i tha Gazetës Express se përmes avokatit që i është caktuar Dakajt në Serbi është njoftuar që “është caktuar masa e paraburgimit.
Smakiqi tha se do të ushtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi.
“Unë jam në koordinim me avokatin e tij në Serbi.. Më ka thënë që i është caktu masa e paraburgimit”, tha avokati.
Ai tha se ish-ushtari i UÇK-së “dyshohet për krime lufte”, sipas ligjeve të ish-Jugosllavisë.
Hasan Dakaj nga Prizreni tash ndodhet në një qendër paraburgimi në Beograd. Ai u arrestua të premten nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdar.
Prokuroria në Beograd pretendon se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se i ka njoftuar “mekanizmat ndërkombëtarë për veprimet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës”.
“Për këtë rast është njoftuar Zyra e BE-së në Serbi, Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Britanis? s? Madhe n? Serbi”, ka njoftuar MPJ.