Serbia, konfirmon rastin e parë me koronavirusin e ri
Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me coronavirusin e ri, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.
I infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili e ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se nuk kishte vend për panik dhe frikë.
“Serbia është e gatshme, çdo gjë që kërkon profesioni, ne do të bëjmë”, tha Lonçar.
Globalisht, autoritetet konfirmuan mbi 92,000 raste të prekura me koronavirus.
Shumica e tyre – mbi 80.000 – janë në Kinë, vendin e origjinës së coronavirusit.
Në të gjithë botën, mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.
Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200 veta.
Comments are closed.
Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.