28-03-2026

Seria e vjedhjeve mbi 100 mijë euro në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuari, pranon veprat

Një seri vjedhjesh që ka shkaktuar dëme të mëdha financiare në disa biznese në Fushë Kosovë është zbardhur nga Policia, pas një hetimi disajavor.

Ngjarja e parë është raportuar më 24 janar 2026 në rrugën “Meshari”, ku një person kishte depërtuar me forcë në biznesin “Europrint” dhe kishte përvetësuar kabllo dhe materiale të tjera në vlerë prej disa mijëra eurosh, shkruan Sinjali.

Pas këtij rasti, në të njëjtën zonë janë raportuar edhe nëntë raste të tjera, duke e çuar numrin total në dhjetë raste, prej tyre shtatë të cilësuara si “Vjedhje e rëndë” dhe tre si “Vjedhje”.

Sipas informatave, dëmi i përgjithshëm i shkaktuar disa bizneseve kap vlerën mbi 100 mijë euro.


Pas analizimit të provave dhe video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, hetuesit kanë arritur në përfundim se të gjitha rastet janë kryer nga i njëjti person.

Më 27 mars 2026, pas një pune intensive, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin A.H., rreth 29-vjeçar.

I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar se ka kryer të gjitha rastet për të cilat dyshohet.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sin

Asnjë koment

Comments are closed.