24-11-2024

Sërish numër i lartë i rasteve me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës.
Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 8.460 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142.
Në total numri i rasteve aktive është 1.780

Asnjë koment

Comments are closed.