Sfida Angli-Skoci përfundoi baras
Dueli kryesor i ditës së sotme në Evropianin 2020, mes Anglisë dhe Skocisë, është mbyllur pa gola.
“Tre luanët” dhe skocezët u ndeshen në kuadër të rrethit të dytë të Grupit.
Kjo ndeshje e cila parashikohej të ishte e zjarrtë për shkak të rivaliteti që kanë këto dy kombëtare, megjithatë, nuk prodhoi ndeshjen që prisnim, duke mos prekur asnjëra rrjetë.
Ndeshja nisi më mirë për anglezët që patën disa raste të mira shënimi përmes Harry Kane dhe Raheem Sterling, që nuk i konkretizuan rastet e tyre.
Edhe Skocia pati disa goditje, por që u pritën nga portieri anglez Jordan Pickford. Të dyja Kombëtaret sulmuan por pa arritur të realizojnë në pjesën e parë.
Gola nuk kishte as në fraksionin e dytë, me disa raste të krijuara nga të dy skuadrat, megjithatë, kjo sfidë u mbyll me rezultatin më të padëshiruar (0-0).
Më këtë barazim, Anglia renditet e dyta me katër pikë, aq sa ka edhe Çekia në vendin e parë, kurse, Skocia është e fundit me vetëm një pikë. /RTKLIve/