02-11-2024

Shahini: 10 milionë euro humbje të Serbisë nga ndalimi i mallrave

Rreth 10 milionë euro janë humbjet e Serbisë shkaku i bllokimit të mallrave në Kosovë, si pasojë e vendimit të autoriteteve kosovare ndaj arrestimit të zyrtarëve policorë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini, në një konferencë për medie, me ç’rast tha se si AKB e përkrah këtë masë.

Shahini tha se nga ndalimi i shkëmbimeve tregtare me Serbinë dhe ndikimi i saj në ekonominë kosovare është 1 milion euro.

“Në këtë drejtim ne si AKB kemi hulumtuar nga data 15 qershor deri më sot të situatës ekonomike dhe politike Se bizneset në Serbi kanë deri në 30 milionë euro në Serbi. Ekziston edhe një rrezik i maunave që janë bllokuar për shkak të masës që e ka marrë Qeveria e Kosovës si masë kundër arrestimit të tre zyrtarëve policor. Kosova nuk ka mundur të marrë masë tjetër dhe humbja e Serbisë për këto shtatë ditë është 10 milionë euro dhe nga ana e Kosovës është 1 milion euro”, tha Shahini.

“Humbjet mund të jenë edhe më të mëdha po që faktori ndërkombëtar i ka pajtuar. Roli i Shqipërisë është duke luajtur rol të rëndësishëm por faktor kombëtar po luan rol të rëndësishëm. SHBA-ja është tejet e shqetësuar me veprimet që janë duke u marrë nga ana e ekzekutivit”, tha tutje Shahini, raporton eo.

“Është kundërpërgjigje e kidnapimit të tre zyrtarëve policorë andaj ne u bëjmë thirrje presidentit Vuçiq që t’i lirojë policët, andaj ne si AKB e përkrahim këtë masë dhe pas lirimit të tre zyrtarëve policorë, kërkojmë që të hiqet kjo masë”, përfundoi Shahini.

Asnjë koment

Comments are closed.