22-11-2024

Shala, i ftuari nga Gjykata Speciale raportohet se ka ikur në Shqipëri

Sipas asaj qw raporton Gazeta Express, ai mund te jetw strehuar në Shqipwri. Avokati i tij ndërkaq paralajmëron heqjen dorë nga mbrojtja për ish-ushtarin e UÇK-së.

“Po presim me sytë nga dritarja në çdo minutë mos po paraqitet Remziu”, kështu po shprehen familjarët e ish-komandantit të UÇK-së, Remzi Shala, i njohur si “Molla e Kuqe”.

Familja po pretendon se ka më shumë se një muaj që nuk ka marrë lajm nga njeriu i tyre. Familjarët thonë se takimi i fundit me familjarin e tyre ka qenë më 12 dhjetor.

“Askush nuk po e di se ku është Remziu. Nuk jemi dëgju tash e disa javë me të. Ka dal prej shtëpisë e nuk i ka tregu askujt se ku është. E askush nuk ka ardhë këtu me na tregu për të ndonjë gjë”, kanë deklaruar në familjen Shala.

Ata thonë se rastin nuk e kanë lajmëruar në polici e as askund tjetër.

“Jo nuk kemi shku në polici. Kurrkund hiç, veç po presim”, thonë familjarët e “Mollës së Kuqe”.

Ndërkohë, sipas asaj që raportohet Remzi Shala ka disa javë që gjendet në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe sipas të njëjtave burime Remzi Shala disa ditë më parë kishte qëndruar në Kosovë tek familja e tij e më pas i njëjti ka marrë rrugë sërish për në Shqipëri.

Remzi Shala, ish-komandanti i UÇK-së i njohur si “Molla e Kuqe”, në bazë të ftesës së Gjykatës Speciale, më 12 dhjetor të vitit të kaluar, ka marrë urdhër që më 17 janar të këtij viti të paraqitet në Hagë. Shala kishte deklaruar se nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës Speciale – duke rrezikuar kështu që të gjobitet apo edhe të dënohet me burgim, siç e paralajmëron thirrja.

E për ish-ushtarin e UÇK-së, Remzi Shalën, gjatë javës së kaluar është lëshuar flet arrest për shkak se nuk është paraqitur në seancën në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ku po akuzohet për krime lufte nga prokuroria.

Ndërkohë nëse, Shala nuk paraqitet para Gjykatës atëherë edhe pala mbrojtëse e tij do të heq dorë nga mbrojtja

Kështu deklaroi, avokati i “Mollës së Kuqe”, Natal Bullakaj. Ai tha se vetëm edhe një muaj në këto rrethana do të qëndrojë si avokat i Shalës.

“Sinqerisht nuk jemi dëgjuar me të. Kam provu. Unë kam bisedu edhe me familjen e tij. Ata po më thonë që nuk dinë asgjë për këtë punë. Në këto kushte unë edhe një muaj mund të qëndrojë si avokat i tij. Pastaj do të tërhiqem nga lënda”, ka deklaruar vokati Bullakaj.

Për vendndodhjen e mundshme të Shalës në Shqipëri, thotë se ka pasur informata edhe vet avokati i tij.

“Fillimisht kemi pasur informata se ai gjendet në Shqipëri, mirëpo familjarët kanë thënë që e kanë kërkuar atje por nuk e kanë gjetur”, deklaron pala mbrojtëse e ish-luftëtarit të UÇK-së.

“Molla e Kuqe”, ashtu siç e kishte pseudonimin në luftë Remzi Shala, para largimit, kishte thënë se është krenar për luftën e bërë, dhe se nuk do t’i përgjigjet gjykatës së votuar nga deputetët e Kosovës.

Nga njohës të çështjeve ligjore është thënë se kjo mund të shërbejë si precedent për rastet e reja kur Dhomat e Specializuara të Prokurorisë mund të mbajnë në paraburgim të dyshuarit e tyre.

Ftesën për paraqitje në Hagë Shala e ka për datën 17 janar të këtij viti.

Asnjë koment

Comments are closed.