Shaqir Totaj, kryetar i ri i PDK-së në Prizren
Dega e PDK-së në Prizren, është duke e mbajtur sot Konventën e saj Zgjedhore. Në fillim të saj, delegatët kanë votuar për kryetarin e ri të degës së së këtij subjekti politik.
Me shumicë votash, kryetar i ri i degës është zgjedhur, Shaqir Totaj, i cili nuk kishte kundërkandidat për postin e të parit të kësaj partie, kryetar i së ciles deri më tani ka qenë, Minir Krasniqi.
Ndryshe, kandidaturën për kryetar e ka tërhequr, Nijazi Kryeziu, ndërsa, Nait Hasanit, i është refuzuar kandidatura, pasi që paraqitja e kandidaturës ka qenë e hapur deri ditën e premte. /tvprizreni.info/
