24-11-2024

Shaqir Totaj kujton sukseset e Bashkimit, kritikon Haskukën për gjendjen në sport

Shaqir Totaj, ish-kryetar i klubit të basketbollit “Bashkimi” të Prizrenit, aktualisht kryetar i degës së PDK-së, derisa ka kujtuar suksesin e vitit të kaluar, kur Bashkimi fitoi titullin e kampionit të Kosovës,  ka pyetur për pozitën e sotme të klubit të krenarisë së sportit prizrenas, ndërsa për pozitën e tij, por edhe klubit Liria, që tashmë ka rënë nga liga, ka kritikuar edhe kryetarin e komunës,Mytaher Haskuka, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Pikërisht një vit më parë, kur Totaj ishte në krye të klubit, Bashkimi shkroi historinë, pasi fitoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 77:61 në serinë finale të “Play-Offit”, në një ndeshje që arriti të mbush pothuajse dyfish kapacitetet sa ka qendra sportive në Prizren.

Nëpërmes të profilit të tij në “facebook”, Totaj ka pyetur se ku kanë mbetur tashmë premtimet për zhvillimin e sportit:

“Sot eshte pervjetori i pare i titullit te pare te kampionit te Kosoves ne basketboll per “KB Bashkimi”
Ku mbeti sot klubi kampion, krenaria e sportit Prizrenas, ku mbeten premtimet per zhvillimin e sportit qe u dhane nga Z. Haskuka dhe partneret e tij te koalicionit ?


Jo qe nuk pati zhvillime por pati rrenje drastike te punes profesionale qe per pasoje perveq tjerash kemi edhe renjen nga Superliga te KF Liria, dikur brand i futbollit qe tejkonte suazat Kosovare.
Sigirisht qe vetem deshira nuk mjafton per ngritje te cilesise se punes qe ne kushte normale sjell edhe rezultate te mira.

Fatura normalisht shkon tek Z. Haskuka ne rend te pare e pastaj edhe tek partneret e koalicionit ne kete rast Nisma prej nga edhe vjen drejtori i DKRS”, ka shkruar Totaj. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.