Shaqir Totaj publikon një pjesë të programit
Shaqir Totaj, kandidati i PDK-së për kryetar të degës së Prizrenit, ka publikuar një përmbledhje të shkurtuar të platformës që e ka paraqitur bashkë me zyrtarizimin e kandidaturës së tij.
Ai këtë e ka bërë në faqen e tij të “facebookut” ku ka shkruar:
Programi i kandidatit për kryetar të degës së PDK-së në Prizren
- Objektivat për të cilat do te punojmë
- Zhvillimi ekonomik dhe ekonomia e tregut
- Modernizimi i arsimit
- Politika shëndetësore
- Kultura dhe sporti
- Emancipimi dhe të drejtat e gruas
- Rinia
- Fëmijëve fëmijëri të lumtur
- Ambienti
- Përkujdesja sociale
- Integrimet – në rajon dhe në Europë
- Te drejtat dhe liritë e njeriut
- Toleranca dhe mirëkuptimi
- Pjesa organizative e degës se PDK ne Prizren
Dega e PDK ne Prizren do të ketë edhe strukturën e vet organizative e cila do te quhet “Sekretariati organizativ i degës” me disa sektorë
Çdo sektor do të ketë stafin dhe do ti ketë përshkrimin e detyrave për kryerjen e te cilave do të angazhohen, do t’i kenë edhe resurset që do tu shërbejnë për kryerjen e punëve.
Në mënyrë që të jemi sa më të afërt me ta, dhe në raporte sa më miqësore, planifikojmë te kemi komunikim të rregullt dhe të afërt me disa kategori si p.sh:
– Gazetarët,
– Shoqërinë Civile
– Shoqatat e biznesit dhe të afaristëve
– Shoqatat e dala nga Lufta
Menjëherë pas marrjes se mandatit do të formohet kabineti i qeverisjes së mire
- Vlerat të cilave do të ju përmbahemi gjatë punës
- Integriteti dhe etika
- Respekti
- Inovacioni (jo imitim)
- Dëshira për tu zhvilluar
Pas marrjes së mandatit planifikojmë të rinovojmë objektin, ku gjendet selia e degës së PDK në Prizren
- Kryesia e degës së PDK në Prizren punën e vet do të bazon në rregullta standarde të lidershipit dhe Menaxhmentit, ku çdo gjë ndërtohet rreth respektit dhe këtu kujdes i veçante do të ju kushtohet:
-Kualitetit të komunikimit dhe
– Menaxhimit të mirë të kohës./ GazetaePrizrenit.net