Shaqir Totaj reagon ndaj bashkëpartiakëve “që kanë njollosur PDK-në”, ndërsa përhapin dezinformata ndaj tij
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, i ka vlerësuar si spekulime disa dezinformata që gjoja ai paska qenë kundër luftës dhe fshatarëve, duke thënë se ato vijnë nga disa bashkëpartiak të tij, që sipas tij kanë keqpërdorur postet në pushtetin lokal e partiak dhe që tashmë janë të interesuar ta ruajnë “status quo-n” dhe rolin destruktiv.
Totaj përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ndër tjera ka shkruar:
“Të nderuar !
Ditëve te fundit dëgjohen thashe e theme se une kinse jam kunder vlerave te luftes, kunder fshatareve etj…
Nga cfaredo drejtimi qe te vijne, kushdo qofshin ata qe i lancojne, jane vetem spekulime nga persona te deshtuar te cilet pas keqperdorimeve te posteve ne pushtet lokal dhe partiak, duke rene ne konflikt me ligjin kan njollosur teresine e vlerave qe perfaqeson PDK duke filluar nga por jo vetem vlerat e luftes clirimtare, dhe kane demtuar interesin public ne qytetin e Prizrenit e me gjere
Jane perpjekjet e fundit te tyre qe duke tentuar te ruajne Status Quo-ne, te ruajne ndikimin e tyre destruktiv e te pengojne zhvillimin dhe kualitetin e ri qe permes reformave nen ombrellen e vet Dekada e Re veq ka filluar ti realizoj
Individe te ndryshem vijne e shkojne, por PDK mbetet vlere kombetare, dhe si e tille nuk do te mbetet peng e askujt
#PDK
#DekadaeRe”