24-11-2024

Shaqir Totaj reagon ndaj injorimit të sukseseve të KB Bashkimi gjatë zgjedhjes së sportistëve të vitit

Ish-kryetari i klubit të basketbollit “Bashkimit”, Shaqir Totaj ka reaguar ndaj injorimit të sukseseve të klubit, nga ana e Drejtorisë për Kulturë,  Rini dhe Sport të Prizrenit, gjatë zgjedhjes së klubeve dhe sportisteve më të suksesshëm për vitin 2018, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”, Totaj, nën drejtimin e të cilit, në pranverë Bashkimi arriti tri suksese të mëdha, ka thënë se mosnjohja e sukseseve ndikon në demotivimin e klubeve dhe të sportistëve

Do theksuar se për suksesin Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimin e ka uruar edhe shtëpia më e madhe e basketbollit “FIBA”.

Ndër të tjera Totaj, në reagimin e tij ka shkruar:

“Te nderuar qytetare te komunes se Prizrenit

KB Bashkimi (meshkujt) ne vitin 2018 i ka arritur keto suksese:
– Kampioni i Republikes se Kosoves ne basketboll,
– Nen-kampioni i Liges Ballkanike BIBL.
– Finalisti i Kupes se Republikes se Kosoves

Vlen te permendet ndeshja finale ne Prizren kunder KB Sigal Prishtina para afer 3.500 shikueseve dhe atmosfera spektakulare ne palester

DKRS fare nuk e ka permendur kete sukses, kurse drejtori me entuziazem ka qene i kyqur personalisht si vrojtues i suksesit te KB Bashkimi

Mosnjohja e sukseseve te sportisteve apo klubeve ndikon ne menyre demotivuese tek ata dhe eshte veprim me te cilin askush nuk mund te krenohet, dhe si i tille nuk do te duhej te perseritet.

Mund te ket persona tjere pasoje e mosangazhimit te te cileve ka ndodhe ky leshim, mirepo adrese legjitime per kete qeshtje gjithsesi mbetet DKRS”, ka përfunduar Totaj./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.