Shaqir Totaj: Turizmin do ta kem fokus, projekti i “10 fshatrave turistik” i realizueshëm
Në Ditën Botërore të Turizmit, Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit ka vizituar disa lokalitete turistike në komunë duke thënë se potencialin e harruar turistik të qytetit do t’ia kthej shumë shpejt.
Në mesin e zotimeve të tij për fuqizim të turizmit malor e kulturor, është edhe projekti i “10 fshatrave turistik”.
“Dje u shënua Dita Botërore e Turizmit por Prizreni i shumë potencialeve turistike nuk shënoi asgjë. Sepse në katër vite pati vetëm fjalë dhe asnjë punë. Dhjetëra projekte ambicioze turistike të shoqatave e njerëzve vullnetmirë nuk u përkrahën. Edhe ai potencial turistik që gëzon qyteti u la në harresë.
Me mbështetjen qytetarëve të Prizrenit, jam i bindur se do t’ia shumëfishojmë qytetit vizitorët” – u shpreh Totaj.