Shaqiri e komenton kështu barazimin ndaj Kosovës dhe kualifikimin e Zvicrës
Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që Zvicra është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.
“Vërtetë kam dashur të luaj dhe ta ndihmoj ekipin. Jam i lumtur që isha në gjendje të luaj nga fillimi. Ndoshta nuk ishte ndeshja ime më e mirë. Fusha nuk ishte më e mira po ashtu. Qartë se nuk është cikli më i mirë kualifikues që kemi luajtur. Por ia dolëm sërish. Asnjëherë nuk është e lehtë të kualifikohesh në ngjarjet e mëdha. Ekipi dhe tifozët mund të jenë krenarë. Natyrisht tani duam ta fitojmë grupin. Më pas mund të përgatitemi për turneun në Gjermani”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes me Kosovës.
Kosova arriti të marrë një pikë në Zvicër të shtunën.
Krahas Zvicrës nga grupi është kualifikuar edhe Rumania.