Shaqiri projekton largimin nga Liverpool në janar
E ardhmja e Xherdan Shaqirit është gjithnjë e më larg Liverpoolit. Aktualisht futbollisti me origjinë shqiptare është i dëmtuar por edhe kur të rikuperohet plotësisht vështirë se Shaqiri do të gjejë hapësira te skuadra e Klopp dhe për këtë arsye ish-lojtari i Bayernit dhe Interit po mendon seriozisht largimin nga The Reds në merkaton e janarit.
Shaqiri do të kërkojë të transferohet te një skuadër ku mund të luajë në vazhdimësi në mënyrë që të grumbullohet edhe në Euro 2020 nga përfaqësuesja zvicerane./rtk