27-11-2024

SHBA miraton përdorimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland, ka autorizuar përdorimin e aseteve ruse të konfiskuara për rindërtimin e Ukrainës.

Reuters raporton se Departamenti i Drejtësisë vitin e kaluar akuzoi oligarkun rus Konstantin Malofeyev për shkeljen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë se ai siguroi financime për rusët që promovonin separatizmin në Krime.

Në atë kohë, tha Garland, ai gjithashtu njoftoi konfiskimin e miliona dollarëve nga një llogari në një institucion financiar të SHBA-së. Në shkurt, Garland tha se ai autorizoi transferimin e atyre parave për përdorim në Ukrainë.

“Ndërsa ky përfaqëson përdorimin e parë të fondeve ruse të konfiskuara nga Shtetet e Bashkuara për rindërtimin e Ukrainës,” tha Garland, “nuk do të jetë i fundit,” tha ai në një deklaratë./abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.