25-11-2024

SHBA thirrje BE-së: Mbani premtimin – liberalizoni vizat për kosovarët

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, i ka bërë thirrje Këshillit të Bashkimit Europian, që të përmbushë premtimin ndaj Kosovës, duke i siguruar liberalizimin e vizave.

Komiteti, përmes një postimi në rrjetin social twitter rikujton se vendimi i Komisionit Europian për Kosovën, ku thuhej se janë plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, është marrë dy vjet më parë.

”Tani kanë kaluar më shumë se 2 vjet që kur Komisioni Europian konfirmoi që #Kosova plotësoi të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

Këshilli i Bashkimit Europian duhet të përmbushë premtimin e saj për Kosovën dhe të japë liberalizimin e vizave menjëherë”, thuhet në reagimin e Komitetit Amerikan.

It’s now been more than 2 years since the European Commission confirmed that #Kosovo met all of the conditions for visa liberalization.

The @EUCouncil must live up to its promise to Kosovo and grant visa liberalization at once. @EUKosovo https://t.co/0ddbapWeBN

— House Foreign Affairs Committee (@HouseForeign) July 20, 2020

Thirrjet drejtuar BE-së për të liberalizuar vizat me Kosovën, janë shtuar nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Më herët edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i pati bërë thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.