26-11-2024

Shefi i shtabit të Ushtrisë Kroate vjen në Kosovë në ditën kur ushtria serbe kërkoi të kthehet

Një delegacion i ushtrisë së Kroacisë i udhëhequr nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë Kroate, admirali Robert Hranj ka adhur sot në Kosovë, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.

 “Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe delegacioni i tij, pritën në takim Shefin e Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiralin Robert Hranj, me delegacionin përcjellës” thuhet në njoftim.

Për koincidencë vizita ndodhë në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi dhe kur Beogradi dorëzoi kërkesën për futjen e trupave të tyre në Kosovë që pretendojnë se duhet të kthehen duke u thirur në Rezoluten 1244.

Tutje theksohet se krahas “diskutimit për nivelin e lartë të bashkëpunimit bilateral, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, ndikimit në mjedisin e sigurisë në Ballkan, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet shteteve aleate të këtij rajoni për t’i luftuar sulmet hibride”.

Asnjë koment

Comments are closed.